11 Janar 2025

Fieri, Berati e Lushnja të gatshëm për bashkëpunim me Mitrovicën

Berat, 12 prill - Drejtuesit e Fierit, Beratit dhe Lushnjës janë të gatshëm të nisin bashkëpunimin me Komunën e Mitrovicës në fusha të ndryshme.

Për këtë janë dakorduar gjatë një vizite që  kanë  realizuar në këto qytete, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati , kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Rrustem Musa dhe përfaqësues të partive politike që përfaqësohen në KK.

Në takim me kryetarin e Bashkisë së Fierit, Bahtjar Zeqaj, u bisedua për mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit në fushën e tregtisë, duke pasur parasysh prodhimet bujqësore shumë cilësore dhe të hershme nga Myzeqeja.

Kryetari Zeqaj, tha se në kuadër të mundësive që ka Bashkia e Fierit do të bëhet krejt çka është e mundur që fierakët dhe mitrovicasit të jenë më afër njëri-tjetrit.

Një pritje të ngrohtë dhe vëllazërore për delegacionin nga Mitrovica ka bërë edhe kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi.

Gjatë vizitave nëpër vendet historike, u vlerësua e nevojshme që nxënësit dhe të rinjtë nga Mitrovica që vizitojnë Shqipërinë të orientohen më tepër për te këto lokacione ku mund të mësojnë për trashëgiminë shqiptare.

Vëllazërisht delegacioni mitrovicas është pritur edhe nga kryetari i Lushnjës, Fatos Tushe. Ai ka falënderuar mitrovicasit për vizitën dhe ka shprehur gatishmërinë për t’u afruar veçanërisht në shkëmbimet kulturore.

Në anën tjetër, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, i ka njohur mikpritësit për gjendjen në Mitrovicë si dhe për projektet që janë duke u zhvilluar.

Ai ka vlerësuar jashtëzakonisht të rëndësishme shpeshtimin e kontakteve me bashkitë në Shqipëri në mënyrë që të gjenden forma konkrete bashkëpunimi dhe afrimi.   
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)