FH: Liria pësoi rënie në shkallë globale, Kosova, pjesërisht i lirë
Washington, 14 janar - Organizata Freedom House (FH) që vëzhgon liritë politike dhe civile thotë se liria ka pësuar rënie në shkallë globale ndërsa regjimet autoritare po grumbullojnë më shumë pushtet dhe po ndeshin më pak rezistencë nga vendet demokratike.
Në raportin vjetor të botuar sot, Freedom House thotë se gjatë 2010 liria në botë përsoi rënie për të pestin vit rresht.
Një prej drejtuesve të organizatës, Arch Puddington, tha se një prej incidenteve më të rënda të vitit të kaluar ishte qëndrimi i Kinës ndaj fituesit të çmimit Nobel të paqes Liu Shiao Bo.
Asnjë qeveri, tha zoti Puddington, madje as ish Bashkimi Sovjet ose Gjermania Naziste, nuk kanë mbajtur një qëndrim të tillë kaq përbuzës ndaj çmimit të paqes.
Po ashtu ai tha se viti 2010 ishte një vit veçanërisht dekurajues në Rusi, siç u pa me dënimin ish manjatit të naftës dhe kritikut të kremlinit Mikhaial Khordorkovski.
Raporti po ashtu kritikon ligjet e miratuara në Venezuelë që e lejojnë presidentin Hugo Chavez të qeverisë me dekrete.
Në se demokracisë e botës nuk ngrejnë zërin, tha zoti paddington, despotët do të vazhdojnë të forcohen.
Shqipëria është renditur në vendet pjesërisht të lira duke marrë 3 pikë si për liritë politike ashtu edhe për ato civile.
Kosova po ashtu klasifikohet si vend pjesërisht i lirë, duke marrë 5 pikë për liritë politike dhe 4 për liritë civile.
Klasifikimi bëhet sipas një shkalle prej 7 pikësh, ku vendi që merr një pikë ka lirinë më të madhe dhe ai me 7 pikë mungesën më të madhe të lirive.