FG i LDK-së merr pjesë në mbledhjen e Bordit të FG të EPP-së
Bruksel, 7 prill - Me ftesë të zonjës Doris Pack, eurodeputete gjermane dhe kryetare e Forumit të Gruas të Partisë Popullore Evropiane, znj. Lirije Kajtazi, kryetare e FG të LDKsë, znj. Vjollca Krasniqi, deputete në Kuvendin e Kosovës, Teuta Musa, sekretare e FG të LDK-së, dhe znj. Mejreme Azemi, përfaqësuese nga diaspora, do të marrin pjesë në mbledhjen e Bordit gjeneral të Forumit të Gruas të EPP-së, që do të mbahet në Parlamentin Evropian, në Bruksel, më 6-8 prill 2014.
Tema qendrore do të jenë: Zgjedhjet në Bashkimin Evropian dhe Programi Erasmus, Programi i Bashkimit Europian për Arsim, Trajnime, Rini dhe Sport.
Do theksuar se Erasmus është program i ri për arsim, trajnime, rini dhe sport, përkatësisht strategji e BE-së për vitet 2014- 2020.
Ky program u ofron mundësi evropianëve të rinj për të studiuar, për trajnime dhe punë vullnetare, jashtë vendit dhe mbështet partneritete transnacionale të institucioneve në fushën e arsimit, trajnimit për të rinj etj.
Po ashtu, programi mbështet përpjekjet kombëtare për modernizimin e arsimit dhe trajnimeve për të rinj.