25 Dhjetor 2024

Fëmijët diskutojnë të ardhmen evropiane me diplomatët e BE

Prishtinë, 13 prill - Projekti i “Ligjëratës Njëditore të BE-së” është nismë e zyrës së Përfaqësuesit Special të BE-së dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe si traditë çon diplomatët në shkollat fillore dhe të mesme në javët para dhe pas Ditës së Evropës që është më 9 maj.

Bisedat u japin mundësi nxënësve të shkollave të Kosovës që të diskutojnë rreth BE-së dhe mundësive dhe sfidave të Kosovës në procesin e integrimit evropian drejtpërsëdrejti me përfaqësuesit e shteteve anëtare dhe të pranive të BE-së në Kosovë. 

Pieter Feith, Përfaqësues Special i BE-së, tha: “Ne duam t’i nxisim të rinjtë e Kosovës që të bëhen tani partnerë për të ardhmen evropiane."

“Gjatë një muaji ambasadorët e BE-së dhe përfaqësuesit e institucioneve të BE-së në Kosovë do të angazhohen në diskutime me nxënësit e shkollave në mënyrë që ata të marrin më tepër njohuri rreth perspektivës evropiane të Kosovës. Në këtë mënyrë fëmijët dhe të rinjtë mund të bëhen që sot pjesë aktive e qëllimit të përbashkët, ka theksuar Feith”

Ramë Buja, Ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, tha: “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është orientuar fuqishëm në krijimin e një sistemi arsimori i cili përmbush kërkesat dhe standardet evropiane me synimin e qartë që arsimi të jetë në shërbim të ekonomisë, civilizimit dhe demokracisë. Integrimi i plotë në Evropë është edhe vet mision i Qeverisë së Kosovës, prandaj MASHT-i synon arsimimin e të rinjve në frymën e Evropës së Bashkuar.”

Ligjërata e parë do të mbahet në shkollën fillore të Binqës nga Vaclav Kuzelka i Ambasadës së Çekisë. Në fund të muajit prill Përfaqësuesi Special i BE-së do të mbajë një ligjëratë për nxënësit e një shkolle në Kosovë, por detajet e mëtejshme rreth kohës dhe datës do të bëhen të ditura për mediat me anë të një njoftimi tjetër.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)