06 Maj 2024

Feith: Ruajtja e trashegimisë kulturore jetike për Kosovën

Prishtinë, 22 shtator - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) Pieter Feith e paraqiti sot Raportin e Progresit të ICO-së për Vënien në jetë të Zonave të Mbrojtura për Trashëgiminë Fetare dhe Kulturore në Kosovë.

Ky raport e paraqet gjendjen ekzistuese sa i përket zbatimit të 45 Zonave të Veçanta të Mbrojtura (ZVM) për monumentet dhe objektet që janë të përfshira në Aneksin V të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës (PGJS) dhe që janë përcaktuar nga Ligji për Zonat e Veçanta të Mbrojtura i miratuar nga Kuvendi i Kosovës në vitin 2008.

Raporti për ZVM-të vlerëson progresin e bërë në sferat e gjendjes fizike dhe sigurisë së monumenteve dhe objekteve, marrëdhëniet ndërmjet autoriteteve dhe pronarëve të objekteve, si dhe gjendjen ekzistuese sa i përket planifikimit urban dhe hapësinorë që ka ndikim në këto monumente dhe objekte.

ICR Pieter Feith tha: “Për Qeverinë dhe ICO-në, zbatimi efektiv i Zonave të Veçanta të Mbrojtura është qëllimi kryesor më i rëndësishëm që ka mbetur në fushën e mbrojtjes së trashëgimisë fetare dhe kulturore që parashihet nga PGJS-ja.

Të gjithë sipas tij kanë përgjegjësi në këtë çështje: institucionet e Kosovës të nivelit qendror, komunat, bashkësia ndërkombëtare, komuniteti i biznesit dhe qytetarët.

“I përgëzoj autoritetet kompetente për përpjekjet dhe të arriturat e tyre në krijimin e kornizës ligjore për mbrojtjen e trashëgimisë fetare dhe kulturore dhe Zonat e Veçanta të Mbrojtura në veçanti. Megjithatë, Raporti për ZVM-të tregon qartë nevojën për mbrojtje më efektive nëpërmjet planifikimit dhe monitorimit të shtuar të objekteve të prekura.”

Ky raport siç ka theksuar Feith do të ndihmojë autoritetet kompetente të Kosovës për të përmirësuar më tej mbrojtjen dhe ruajtjen e integruar të Zonave të Veçanta të Mbrojtura, si dhe monumentet dhe objektet tjera që janë të përfshira në Listën e Trashëgimisë Kulturore.

“Ai gjithashtu parashtron çështjet të cilat duhet të kenë parasysh pronarët e monumenteve si dhe fqinjët e tyre.”

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)