Feith: Rolin në veri do ta marrë BE
Prishtinë, 13 korrik - Shefi i ICO-së, Pieter Feith tha se në muajt e ardhshëm rolin kryesor rreth situatës në pjesën veriore do ta marrë Brukseli.
Ai foli për mundësinë e kushtëzimit të kandidaturës së Serbisë për anëtarësim në BE me përmirësimin e gjendjes në Veri. Edhe Kryeministri Thaçi, sipas RTK-së, pret përpjekje më proaktive ndaj kësaj pjese të vendit.
Deklaratat e Nënsekretarit Amerikan të Shtetit për Çështje Politike, William Burns në Samitin e Kroacisë, javën e kaluar, rreth mundësisë së kushtëzimit të kandidaturës së Serbisë në fund të vitit me progresin në dialog dhe çështjen e Veriut, janë reflektuar edhe në takimin e Grupit Drejtues Ndërkombëtar (ISG) të martën në Prishtinë.