Feith në Kosovë deri në 2012
Prishtinë, 19 korrik - Grupi Drejtues Ndërkombëtar (ISG) ka rënë dakord për të vijuar mbarëvajtjen e pavarësisë së Kosovës.
Pieter Feith mbetet drejtuesi deri në fund të 2012-ës. Në fillim të vitit të ardhshëm do të mbahet edhe një takim i ISG-së.
Në të do të vlerësohet puna e ICO-së dhe e ardhmja. Aty do të merret formalisht vendimi që zyra të mbyllet nga fundi i vitit 2012, ka thënë një zyrtar i lartë ndërkombëtar.