Fatmir Shurdha merr pjesë në konferencën regjionale në Sarajevë
Sarajevë 18 prill - Një delegacion i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i kryesuar nga Zëvendësministri, Fatmir Shurdhaj, po merr pjesë në Konferencën regjionale, e cila po mbahet në Sarajevë, lidhur me Agjendën Sociale 2020.
Kjo Konferencë është organizuar nga Këshilli për Bashkëpunim Regjional dhe ka për qëllim shtjellimin e dy çështjeve themelore: lëvizshmëria e fuqisë punëtore në nivelin regjional dhe qeverisja e tregut të punës, duke u përqendruar në sfidat dhe prioritet.