11 Janar 2025

Fatkeqësitë natyrore për një vit i kanë kushtuar botës 160 miliardë $

New York, 4 janar - Humbjet nga fatkeqësitë natyrore në vitin 2012 arritën deri në 160 miliardë dollarë, ndërkohë që për rastet e siguruara u paguan 65 miliardë dollarë.

Kjo u njoftua në deklaratën për shtyp të kompanisë gjermane të sigurimeve Munich Re. 67% e humbjeve totale dhe 90% e rasteve të siguruara u shkaktuan nga fatkeqësitë natyrore në SHBA.

Megjithatë humbjet në vitin 2012 ishin dukshëm më të ulëta se një vit më parë.

Në vitin 2011 vetëm humbjet nga rastet e siguruara i tejkaluan 119 miliardë dollarë, ndërsa humbjet e përgjithshme tejkaluan shumën 400 miliardë dollarë.

Kryesisht kjo erdhi si pasojë e tërmeteve në Japoni e Zelandën e Re si dhe nga përmbytjet në Tajlandë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)