12 Janar 2025

Farkash: Kushti i Serbisë për në BE, marrëveshja e Brukselit

Washington, 6 qershor - Nëse Beogradi do të zbatojë marrëveshjen e Brukselit atëherë rruga drejt BE-së dhe zvillimit ekonomik është e hapur për të.

Kështu ka deklaruar zëvendësja e Ndihmësekretarit amerikan të Mbrojtjes Evelin Farkash në një intervistë për të përditshmen \"Politika\".

Ajo ka thënë se SHBA-ja mbështet faktin se Qeveria e Serbisë ka marrë përsipër rolin e pozicionit të liderit në rajon dhe ka pasur kurajon të bisedojë me Qeverinë e Kosovës dhe të arrijë Marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve.

Ndërsa për sfidat e KFOR-it pas nësshkrimit të marrëveshjes ka thënë se ai duhet të reagojë në kuadër të mandatit.

“KF0R-i nuk është i pari që duhet të përgjigjet në atë rast, gjë që qeveria juaj e di, por nëse është e domosdoshme KF0R në kuadër të mandatit do të reagojë”, ka thënë Farkash. /

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)