27 Dhjetor 2024

Fardi Zarif emërohet shef i përkohshëm i UNMIK-ut

Prishtinë, 4 gusht - Ka mbërritur sot në Prishtinë ushtruesi i detyrës së të dërguarit të posacëm të OKB-së në Kosovë, Farid Zarif.

Lajmin e ka bërë të ditur administrata e UNMIK-ut, përmes një komunikate për shtyp, në të cilën është publikuar edhe eksperienca e të dërguarit.

Kështu, sipas njoftimi, Fardi Zarif është nga Afganistani dhe më parë ka punuar si zv/koordinator humanitar i OKB-së në Bagdad, në vitet ’90 si shef i stafit të misionit të OKB-së në Irak dhe më pas me të njëjtën detyrë në Sudan.

Gjithashtu, ai ka qenë diplomat karriere në Afganistan, ku ka shërbyer edhe si zëvendësministër i Punëve të Jashtme.

Zoti Zarif ka përfunduar studimet e larta për drejtësi, diplomaci dhe marrëdhënie ndërkombëtare në Universitetin e Kabulit.

Deri më 20 gusht të vitit 2010 ai ka qenë drejtor i divizionit për Evropën dhe Amerikën Latine në Departamentin e operacioneve paqeruajtëse të OKB-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)