22 Dhjetor 2024

"Fantazma e Kievit" vazhdon të shkatërroj avion dhe tanke ruse

Kiev, 1 mars “Fantazma e Kievit” që fluturon me MiG-29 i është kundërpërgjigja e Ukrainës ndaj Rusisë.

Në Twitter prej ditësh qarkullon historia e një piloti ukrainas të aeroplanit luftarak, që deri më tani ka arritur të rrëzojë gjashtë aeroplanë rusë, por nuk ka ndonjë konfirmim zyrtar për identitetin e tij.

Ndërkohë janë publikuar fotografitë e aeroplanit që fluturon mbi qytetet ukrainase, dhe po shkatërron aeroplanët e armikut.

Sot ministria e Mbrojtjes së Ukrainës ka njoftuar se avionë të tjerë janë vënë në dispozicion të tyre nga shtetet evropiane, duke rritur numrit e pilotëve të futur në skuadrën e “Fantazmës së Kievit”.

“Tani do të bëhen më shumë! "Fantazmat e Kievit" shtohen 70 avionë për ushtrinë ukrainase!”, shkruan Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Partnerët tanë na kaluan Mig-29 dhe Su-25! Nëse është e nevojshme, ata do të mund të mbështeten në aeroportet polake nga të cilat pilotët ukrainas do të kryejnë detyra luftarake.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)