Familja mbretërore serbe me origjinë shqiptare
Beograd, 17 qershor - Gjyshi nga ana e babait i udhëheqësit të parë të kryengritjes serbe, Karaxhorxh Petroviçit, ka qenë shqiptar.
Ai quhej Gjin Marash Klimenti.
Kështu thuhet në librin e titulluar \"Karagjorgjeviqët - historia e fshehur\", autorë të së cilës janë Milorad Boshnjak, gazetar, dhe Sllobodan Jakovleviç, inxhinier i mekanikës.
Ky i fundit është pasardhës i drejtpërdrejtë i Jakov Obrenoviç, gjysmë-vëlla i princit serb Milosh Obrenoviç.
Shtëpia botuese është \"Lio\", raporton Sandzak Vijesti.
Autorët kanë publikuar dëshmi e dokumente që provojnë se familja mbretërore serbe e Karaxhorxheviçëve ka patur origjinë shqiptare.