Fajon: Serbia në fund të vitit mund të fitojë statusin e kandidatit
Bruksel, 21 qershor - Ekziston mundësi reale që deri në fund të këtij viti, Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin e Evropian dhe datën e fillimit të bisedimeve për këtë proces.
Një deklaratë të tillë e ka bërë e deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, për Radion Evropa e Lirë.
Duke folur për dilemën nëse Serbia duhet ta njohë shtetësinë e Kosovës para hyrjes në Bashkimin Evropian, zonja Fajon tha se është ende herët të flitet për këtë çështje të, siç e ka cilësuar ajo, të ndjeshme.
Tani kemi bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, atë të dialogut teknik, dhe është e rëndësishme që të krijohen kushtet normale për jetën e njerëzve të të dyja palëve, ka thënë Fajon.