Fajon: Për Serbinë dhe rajonin, mund të aplikohen sërish vizat
Prishtinë, 22 shkurt - Raportuesja e Parlamentit Evropian për regjimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor, Tanja Fajon thotë se ekziston mundësia që për Serbinë dhe vendet e rajonit sërish të aplikohen vizat.
Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të trajtojnë seriozisht përmbushjen e detyrimeve, sidomos çështjen e azilantëve të rremë për të shmangur këtë pasojë. Kjo mundësi ekziston dhe procedura e kthimit të vizave do të jetë edhe më e shkurtër, sepse disa vende si Franca dhe Holanda, synojnë ta përshpejtojnë këtë procedurë, është shprehur Fajon.