09 Janar 2025

Fajon: PE ofron mbështetje për fillimin e marrëdhënieve kontraktuale

Prishtinë, 23 shkurt - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi priti sot në takim një delegacion të europarlamentarëve të përbërë nga Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein.

Pasi iu uroi mirëseardhje, Kryeministri Thaçi i shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës europarlamentares Fajon për lobimin e saj në drejtim të përshpejtimit të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën.

Në takim, Kryeministri Thaçi vlerësoi punën e Parlamentit Evropian në mbështetje të procesit të liberalizimit të vizave për Kosovën dhe u shpreh se kjo është një gjë pozitive jo vetëm për Kosovën, por për të gjithë rajonin, në shërbim të stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi theksoi se liberalizmi i vizave është një synim i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës dhe çdo kërkesë e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave do të plotësohet me përkushtim dhe vendosmëri nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Thaçi në takim me anëtarët e Parlamentit Evropian ripotencoi se Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh integrimin e vendit si një proces bazuar në performancën e përmbushjes së kritereve të kërkuara dhe një proces në të mirë të qytetarëve të saj.

Eurodeputetja Tanja Fajon, duke falënderuar Kryeministrin Thaçi për mikpritjen, u shpreh se puna e Qeverisë së Kosovës për të ndryshuar vendin është e dukshme.

Këto muajt e fundit, nënvizoi europarlamentarja Fajon, ju keni bërë hapa të mëtejshëm përpara në plotësimin e kritereve të kërkuara për fillimin e procesit të liberalizimit të vizave.

Zonja Fajon gjithashtu theksoi se Parlamenti Evropian e mbështet agjendën dhe perspektivën Evropiane të shtetit të Kosovës, dhe ofron mbështetje dhe bashkëpunim për fillimin e marrëdhënieve kontraktuale të Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, zhvillime këto të reja për Kosovën, ku për herë të parë Kosova do të ketë zërin e saj si shtet i pavarur dhe sovran në përfaqësimin rajonal.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)