Fajon: Edhe për Kosovën sa më parë zgjidhje për vizat
Bruksel, 16 prill - Raportuesja e Parlamenitit Evropian për liberalizimin e vizave për Ballkanin Perëndimor Tanja Fajon ka deklaruar se të gjithë duhet të kryejnë pjesën e tyre të punës dhe se nuk duhet humbur kohë në këtë rajon.
Sipas saj, me ndarjet në shtete të mira dhe të dobta rrezikohet ndarja edhe më të mëdha dhe jostabilitet në rajon.
Fajon shtoi se kanë dashur që që nga kjo verë të heqen vizat për Shqipërinë dhe Bosnjën e Hercegovinën dhe gjithashtu është bërë thirrje që sa më parë të gjendet zgjidhje edhe për njerëzit në Kosovë.
"Nuk guxojmë të lejojmë ekzistimin e vrimave të zeza në kartën e Ballkanit Perëndimor, i cili nganjeherë duket si mozaik`, është shprehur Fajon gjatë një ligjërate në Institutin e Studimeve të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit në Lubjanë.