Fajon e lumtur që Haradinaj u lirua

Bruksel, 19 qershor - Eurodeputetja sllovene Tanja Fajon, ka shprehur keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt në Slloveni.
Në një postim në profilin e saj në Twitter, ish-raportuesja për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, ka thënë se është e lumtur që ngjarja pati një fund të mirë.
Më vjen keq që arrestimi i Haradinajt në Slloveni ka prekur marrëdhënien miqësore tradicionale Kosovë - Slloveni. E lumtur që shoh një fund pozitiv, ka shkruar Fajon.