Fajon: Barrikada serbe duhet zhdukur
Prishtinë, 26 qershor - Eurodeputetja Tanja Fajon ka vlerësuar se barrikada e rivënë nga serbët që ashtëquhet \"Parku i Paqes\", duhet të hiqet në mënyrë urgjente.
Do të nxisja të dyja palët, shqiptarët dhe serbët që të përmbahen nga dhuna dhe përleshjet. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që jeta të zhvillohet normalisht në Kosovë.\"
\"Po ashtu është shumë me rëndësi që sa më shpejtë kjo barrikadë të hiqet sepse po vërtetohet që situata atje me këtë Park të Paqes nga momenti në moment mund të shpërthejë, ka thënë Fajon për Radio Dukagjini.
Fajon tha në fund se një vend që aspiron drejt BE-së nuk mund asesi të vendosë barrikada rrugësh.