24 Dhjetor 2024

Faith: sfidat e Kosovës, veriu dhe lufta kundër korrupsionit

Prishtinë, 18 shkurt - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë, Pieter Faith ka deklaruar se 3-vjetori i pavarësisë e gjen Kosovën me shumë arritje por edhe me dështime.

Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Faith theksoi se ka pasur mjaft përparime, veçanërisht në ndërtimin e institucioneve.

Sipas tij ka pasur mjaft përparime dhe unë do të veçoja këtu institucionet e drejtësisë.

"Kemi parë procesin e riemërimit të gjykatësve dhe prokurorëve që është zhvilluar në mënyrë shumë të organizuar. Ne po ashtu kemi disa fusha ku do të dëshironim të shihnim më shumë, sic është veriu, ku do të donim të siguroheshim që të ofrojmë kushte më të mira social-ekonomike, shërbime më të mira për qytetarët dhe një gjendje më të mirë të sundimit të ligjit”, ka theksuar Faith.

Sipas Faith vështirësi po hasen kryesisht në veriun e Kosovës dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Ende shpresoj se EULEX-i do të përparojë më shumë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, por po ashtu e pranoj se është e vështirë. E kam thënë më parë dhe po e them përsëri se Kosova është shoqëri e fshehtësive, ku është shumë vështirë të gjesh dëshmitarë. Kjo është një çështje me të cilën EULEX-i po përballet”, ka nënvizuar Faith.

Ai ka theksuar se veriu do të jetë pjesë e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë por ka hedhur poshtë çdo mundësi të përfshirjes së çështjes së statusit dhe tërësisë territoriale të Kosovës në këto bisedime.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)