Faith: Bisedimet po zhvillohen si dy shtete të pavarura
Prishtinë, 9 mars - Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovë Piter Faith ka thënë se në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës palët do të flasin si dy shtete të pavarura dhe sovrane.
Ai ka përjashtuar tërësisht mundësinë e diskutimit për çështjen e statusit dhe të integritetit territorial të Kosovës, apo edhe të ndarjes së saj.
Në një fjalim para studentëve të Universitetit Amerikan të Kosovës, Faith ka thënë se nga dialogu do të kenë përfitime si Serbia ashtu edhe Kosova.
Ai ka shfaqur shpresën se në dialog do të flitet edhe për veriun e Mitrovicës, por, duke pasur për bazë planin e Ahtisaarit.
Unë mendoj se është e qartë se në këto bisedime nuk do të flitet për statusin dhe se integriteti territorial dhe statusi i Kosovës nuk do të hapen në këto bisedime. Në bisedime mund të përfshihen çështje si dokumentet e udhëtimit, telekomunikimi, energjia dhe personat e pagjetur, ka thënë Fait.
Ai ka theksuar se Kosova dhe Serbia do të kenë përtifime nëse zhvillojnë dialogun në frymë konstruktive.
Kjo do të thotë se Kosova do të shkojë përpara dhe do të jetë më afër BE-së. Kjo nënkupton se vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën duhet të pranojnë se Kosova do të ketë beneficione nga një numër programesh dhe aranzhimesh të KE-së. Më e rëndësishmja është liberalizimi i vizave, ka thënë ai.
Ai ka shfaqur shpresën se në dialog do të flitet edhe për veriun e Mitrovicës, por, duke pasur për bazë planin e Ahtisaarit.
Mendoj se Mitrovica do të diskutohet në kuadër të implementimit të mëtejmë të planit Ahtisari dhe mendoj se është shumë pozitive, ka thënë ai.
Duke folur rreth punës së EULEX-it, Fait ka thënë se misioni evropian për sundimin e rendit dhe ligjit në Kosovë punon me një program sfidues. Ai ka thënë se integrimi i komunitetit serb ka arritur një progres të mirë, sidomos në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës, por jo edhe në veri.
Feith ka folur edhe për raportin e senatorit Dik Marti, për të cilin ka theksuar se duhet të sjellë prova dhe fakte nëse ai ka për akuzat për të cilat pretendon lidhur me trafikimin e organeve.
Ne të gjithë pajtohemi se derisa zoti Marti nuk ofron prova dhe fakte potenciale, asgjë nuk mund të bëhet. EULEX-i është i gatshëm për hetime, ka thënë ai. Feith ka theksuar se gjatë këtyre tri viteve Kosova ka arritur progres, megjithatë mbetet ende punë për të bërë sidomos në zhvillimin e ekonomisë.