Evropë, racizmi po vjen duke u rritur më të madhe
Bruksel, 23 mars - Qendra Evropiane për Luftën Kundër Racizmit deklaroi se në Evropë për shkak të ekonomisë së dobët është vërejtur një rritje e dukshme e racizmit.
Në krye të vendeve të cilat ballafaqohen me probleme të tilla vjen Greqia e cila nga pikëpamja financiare gjendet në prag të falimentimit.
Organizatat e shoqërive civile ankohen për mbetje pa ndëshkim të akteve raciste në Greqi.
Organizata e Vëzhguesve Ndërkombëtar deklaruan se brenda 6 muajve të fundit në tërë vendin kanë ndodhur më shumë se 60 sulme raciste dhe se vetëm njëra prej këtyre rasteve është paraqitur para drejtësisë.
Madje pretendohet se në disa raste është marr përkrahja e policëve.
Racizmi në rritje në Greqi para disa ditëve është protestuar me një pjesëmarrje të gjerë nga ana e shoqërive civile dhe grupeve studentore.
Protestuesit me pankarta në duar ku kritikoheshin qasjet diskriminuese dhe armiqësore ndaj pakicave etnike hodhën slogane.
Protestuesit kritikuan edhe qeverinë, e cila përball ndihmave që do të merren nga Bashkimi Evropian dhe FMN-ja, u angazhuan për marrjen e masave më të ashpra të kursimit.