12 Janar 2025

Evropa mbyll kufijtë për imigrantët

Budapest, 19 shtator - Evropa Juglindore dhe ajo qendrore mbylli të premten kufijtë për të penguar kalimet e imigrantëve dhe refugjatëve që kanë rritur me 85 për qind numrin azilkërkuesve në BE në tremujorin e dytë 2015.

Pas mbylljes së kufirit me Serbinë, Hungaria filloi të premten vendosjen e telave me gjemba përgjatë kufirit me Kroacinë dhe parashikoi të bëjë të njëjtën gjë në Rumani për të ndalur numrin e refugjatëve që largohen nga lufta në Siri dhe në Irak dhe shkojnë drejt Evropës së Veriut me trena, autobusë apo në këmbë.refugjatet siriane ne austri

Kroacia fqinje ka mbyllur gjatë mesnatës shtatë nga tetë kalimet kufitare me Serbinë dhe Slloveninë dhe ka ndërprerë linjat hekurudhore.

Që prej të mërkurës në mëngjes, Zagrebi ka numëruar 13 000 imigrantë që kanë hyrë në Kroaci nga Serbia.

Në Tovarnik, në Kroaci, mijëra persona të mbërritur në këmbë apo me autobusë janë vendosur në kampe në pritje të nisjes të ndonjë treni.

“Situata është mjaft dramatike. Njerëzit janë të nervozuar”, deklaroi drejtori i urgjencave të ”Human Rights Watch”, Peter Bouckaert.

Përballë një Kroacie konfuze, që njoftoi dërgimin drejt Hungarisë të imigrantëve që ndodhen në territorin e saj, Budapesti njoftoi menjëherë vendosjen e telave me gjemba në kufirin me Kroacinë.

refugjate ne austriSllovenia, anëtare e Bashkimit Evropian dhe hapësirës Shengen, që numëron vetëm dy milionë banorë, por përgatitet të presë fluksin e imigrantëve të bllokuar nga barrikadat e vendosura tek fqinjët e saj.

Sipas kryeministrit, Miro Cerar, vetëm imigrantët që u binden rregullave evropiane do të lejohen të hyjnë.

Mbyllja e kufijve në këtë pjesë të Evropës mban presionin ndaj BE-së, drejtuesit e të cilës do të mblidhen javën e ardhshme në Bruksel, në përpjekje të kapërcimit të ndarjeve të tyre përballë kësaj krize, pas një takimi të ministrave të Brendshëm.

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kanë marrë 213 000 kërkesa për azil nga muaji prill deri në qershor 2015, një rritje prej 85 për qind në raport me numrin e kërkesave të depozituara tremujorin e dytë të vitit 2014, sipas shifrave të publikuara nga Agjencia zyrtare e Statistikave ”Eurostat”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)