Eurozona kërkon që partitë politike greke të dakordohen për reformat
Bruksel, 25 janar - Eurozona kërkon që të gjitha partitë politike greke të bien dakord me shkrim për të zbatuar reformat e premtuara para se të japë miratimin për shpëtimin e dytë të vendit, njoftoi sot ministrja austriake e Financave, Maria Fekter.
\"Fondi Monetar Ndërkombëtar do të punojë për një program të ri për të ndihmuar grekët, por nuk do të jemi në gjendje të japim miratimin nëse partitë në pushtet dhe të tjerat pajtohen për të zbatuar reformat dhe kjo duhet bërë me shkrim\", deklaroi ajo.