Eurostat: Më shumë se 1 milion shqiptarë emigrante në Evropë
Bruksel, 6 dhjetor - Nga një raport i publikuar nga Eurostat organizëm i Bashkimit Evropian është bere i ditur se nga një studim i kryer në fund të vitit 2010, me shume se 1 milionë shqiptarë rezultonin si emigrantë në disa shtete të Evropës.
Në këtë studim shqiptarët rënditen si grupi i tretë më i madh i të huajve në BE pas turqve dhe marokenëve.
Sipas këtyre të dhënave, në shtetin fqinj Itali ndodhen 467 mijë vetë të cilët përbëjnë 11 për qind të popullatës së huaj në këtë vend.
Afërsisht 2 për qind e popullatës rezulton se është larguar çdo vit nga Shqipëria gjatë dy dekadave të fundit.
Një fakt tjeter interesant i publikuar në këte raport është edhe ai mbi kthimin e emigrantëve shqiptarë ne atdhe për shkak të krizës në Greqi, i cili hidhet poshtë nga studimi i Eurostat.
Valët më të mëdha migratore të botës njihen ato të Britanisë së Madhe dhe Irlandës gjatë shekujve të 18 dhe 19, kur më pak se 1 për qind e popullatës largohej çdo vit drejt botës së re.