10 Janar 2025

Eurostat: 800 kosovarë në BE me status të mbrojtur

Bruksel, 19 qershor - Kërkesat për azil të më tepër se 800 personave nga Kosova janë pranuar në vendet e Bashkimit Evropian, në vitin 2011, dhe të gjithë ata kanë fituar status të mbrojtur, deri në vendimin final, ka shpallur sot agjencia Eurostat. 

Sipas të dhënave, gjatë vitit 2011 në Francë është lejuar statusi i mbrojtjes për 820 vetë nga Kosova, ndërsa 15 të tjerë, këtë status e kanë fituar në Luksemburg.

Vitin e kaluar, sipas agjencisë Eurostat, vendet e BE-së i kanë pranuar 84100 kërkesa për azil.

Në këtë listë prinë Britania me 14400 kërkesa, në Gjermani janë bërë 13 mijë, në Francë e Suedi nga mbi 10 mijë, e të tjera.

Shumica e azilkërkuesve, sipas të dhënave të EUROSTAT, vijnë nga Afganistani, plot 13.300 persona, të ndjekur nga irakenët me 9 mijë dhe somalezët me 8.900 kërkesa për azil.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)