Europa Qendrore e Lindore përballet edhe me krizën shoqërore
Bukuresht, 18 janar - Situata nuk ishte e qetë në Europën Qendrore e Lindore. Në Rumani dhe disa vende të tjera u zhvilluan protesta. Kriza e boxheve dhe vështirësitë ekonomike u përhapën nga Eurozona në Europën Qendrore e Lindore. Po ashtu edhe trazirat politike dhe shoqërore.
Në datat 14 dhe 15 janar, në 41 qytete të Rumanisë u zhvilluan protesta anti-qeveritare, që u shndërruan në dhunë në kryeqytetin e vendit, Bukuresht, ku të paktën 59 persona u plagosën.
Shkak për protestat ishte projektligji mbi reformën shëndetësore. Pas krizës ekonomike, Rumania zbaton politika financiale të kujdesshme, për të shtuar të ardhurat nga taksat dhe uli pagat e punonjësve në sektorin publik me 25%. Projektligji mbi reformën shëndetësore do të rëndojë mbi qytetarët, prandaj shkaktoi pakënaqësinë e publikut që u mblodh në protesta.
Protesta tregon situatën e ekonomisë dhe shoqërisë së dëshëpruar në rajonin e Europës Qendrore dhe Lindore, madje edhe në Eurozonë. Me thellimin e krizës së borxheve, përveç Gjermanisë dhe disa vendeve të tjera, e gjithë Eurozona është në një situatë ekonomike të vështirë; me një përqindje të lartë të papunësisë, me shumë protesta, greva, etj. Qytetarët në këto vende kanë humbur besimin tek sistemi i BE-së.
Duke parë më thellë, kriza shoqërore e Europës Qendrore e Lindore është krizë besimi. Kjo tregon dyshimin e disa popujve për sistemin e BE-së dhe procesin e bashkimit të BE-së.
Presidenti i Çekisë, Vaclav Klaus publikoi një artikull ditët e fundit, ku shkruante se \"kriza e Europës nuk vetëm lidhet me fushën financiare, monetare dhe ekonomike, por është një krizë shoqërore, duke lidhur veprimet dhe mendimet.\"
Ai paralajmëroi se Europa mund të ketë fatin e Japonisë, dhe të kalojë 10 vjet vendnumëro.
Kriza shoqërore në Europën Qendrore e Lindore nuk është e izoluar. Nëse kriza e boxheve nuk zgjidhet shpejt dhe një sërë problemesh, si sovraniteti fiskal, integrimi i BE-së, politika financiare e ngushtë dhe sigurimi i ndihmës sociale etj., konfliktet midis qytetarëve dhe qeverive, midis partive, mes mendimeve të ndryshme do të shfaqen përsëri. Për zgjidhjen e plotë të krizës shoqërore, duhet një kohë më e gjatë.