Euronews: Vetëvendosje! synon bashkim me Shqipërinë
Prishtinë, 1 korrik - Mediet botërore i kanë dhënë hapësirë të konsiderueshme zhvillimeve të fundit të së enjtes në Prishtinë, ku mazhoranca e deputetëve të parlamentit të Kosovës i thanë OK marrëveshjes me Serbinë për autonomi më të madhe në Veriun e Kosovës, ku aktualisht dominojnë serbët.
Kështu, kanali i njohur televiziv evropian Euroneës ka raportuar se në Kosovë, përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje u përpoqën më kot për të penguar ratifikimin e marrëveshjes me Beogradin të enjten e kaluar për të normalizuar marrëdhëniet me Serbinë, marrëveshje kjo e nënshkruar në prill nën patronazhin e Bashkimit Evropian.
Lëvizja Vetëvendosje është armiqësore ndaj Serbisë dhe synon për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Në protestë, në sallën e Kuvendit para votimeve, shpalosën një flamur me mbishkrimin Kosova e Hashim Thaçit, ku në hartë vërehet me të kuqe një pjesë e Kosovës që i është dhënë Serbisë. Kurse, sipas agjencisë amerikane Associated Press (AP) marrëveshja nuk zgjidh problemet definitivisht, pasi Kosova ende trajtohet si pjesë, territor i Serbisë.
Anëtarët e Vetëvendosjes shpalosën parullën gjatë procesit për Marrëveshjen Kosovë-Serbi. Dhe disa në grupin parlamentar përleshën me Kryetaren e Parlamentit për të përpiqen për të parandaluar votimin, por siguria ndërhyri dhe e largoi. \"Beogradi nuk e njeh shtetin e Kosovës dhe ende zyrtarisht pretendon territorin e saj si pjesë të Serbisë...ka shkruar në vazhdim Uashington Post.
Mbështetësit e opozitës u përpoqën, dështuan për të ndaluar ligjvënësit e Kosovës nga miratimi i një ratifikimi për një marrëveshje kyçe me Serbinë pasi qindra qytetarë kundërshtuan energjikisht atë në përleshje me policinë jashtë parlamentit ku disa protestues madje duke shtyrë ambasadoren amerikane në përpjekje për të hyrë në ndërtesë (..ëith hundreds clashing ëith police outside parliament, laëmakers scuffling ëith the bodys speaker inside, and some protesters even attacking the U.S. ambassador as she tried to enter the building..).
Pas kësaj kanë pasuar akuzat dhe kritikat ndërsjellta mes ambasadores amerikane dhe stafit të Vetëvendosjes. Është fërkimi i dytë i ambasadores amerikane Tracey Ann Jacobson me Albin Kurtin dhe lëvizjen tij pas atij të 10 dhjetorit të viti të akluar. Kur Jacobson akuzon liderit e Vetëvendosjes se Kurti ka kërcënuar ish-sekretaren e Albright... Kurse gjitha këtyre akuzave e kritikave nga stafi i ambadadës së SHBA-ve në Prishtinë në adresë të Vetëvendosjes apo ndaj liderit të saj, Albin Kurtit u është përgjigjur se, komentet e ambasadores Jacobson, të pandershme.
Kurse Reuters ka shkruar se, Qindra qytetarë shqiptare te enjten u përleshën jashtë selisë së Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës gjatë një demonstrate kundër normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. Policia ka përdorur gaz ngacmues për të shpërndarë turmën dhe përdori forcën për për lirimin e hyrje daljeve të ndërtesës së Kuvendit në qendër të kryeqytetit në Prishtinë ku po mbahej seanca, ka thënë një gazetar i Reuters duke parë se shumë protestues u arrestuan dhe iu vunë prangat.
Sipas Reuters, kjo ishte pasojë e gjithë asaj çfarë ishte arritur më 19 prill në Bruksel mes Daçiçit dhe Thaçit ku marrëveshjeje e nënshkruar në Bruksel, Kosova ka rënë dakord të japë autonomi për minoritetin serb në Veri të Kosovës. Si kundërpërgjigje, Serbia, e cila nuk e njeh zyrtarisht pavarësinë e shpallur në vitin 2008 nga ish-krahina e vet, u zotua ti mbështesë 40.000 serbët në veri të Kosovës... ka shkruar Reuteurs.