Euronews: Numri i vogël i votuesve, shkak i varfërisë dhe korrupsionit
Londër, 9 qershor - Arsyen pse numri i votuesve ishte e vogël ditën e dielë në Kosovë sipas mediave ndërkombëtare ishte varfëria dhe korrupsioni që e ka kapluar vendin tonë.
Euronews shkruan se partia në pushtet e kryeministrit Hashim Thaçi ka korrur fitore në zgjedhjet e 8 qershorit me një pjesëmarrje të ulët të votuesve.
Frustrimi i përhapur nga varfërinë dhe korrupsioni i kanë mbajtur larg votuesit. Vetëm 43% e njerëzve kanë votuar. Votuesit e Kosovës janë gjithashtu të zemëruar me mungesën e progresit nga qeveria Thaçi dhe shkëputjen e territorit nga nga Serbia në vitin 2008, shkruan Euronews.
Sipas tyre edhe pse Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, ata i kanë inkurajuar serbët e Kosovës që të votojnë në këto zgjedhje për arsye të integrimit të të dyja vendeve në BE.
Euronews po ashtu shkruan se qeveria e re do të jetë në një presion të menjëhershëm për shkak të hetimeve për krime lufte.
Supozohet se ushtria guerile e Kosovës ka marr organe nga të burgosurit serbë të luftës dhe i ka shitur ato në tregun e zi gjatë konfliktit në fund të viteve 1990, përfundon artikullin Euronews.