24 Dhjetor 2024

Eurodeputetja gjermane del serish kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë

Bruksel, 21 mars - Eurodeputetja gjermane, Viola von Cramon, është marrë edhe një herë me situatën politike në Kosovë, pasi që haptazi doli kundër mocionit të LDK-së për rrëzimin e Qeverisë.

Von Cramon që është edhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, kësaj radhe ka komentuar protestën e mbrëmshme të qytetarëve kundër zhvillimeve politike, protestë kjo që u mbajt nëpër ballkone dhe dritare.

Anipse protesta nuk iu dedikua ndonjë partie specifikisht, Viola von Cramon shpreson që kjo t’i ketë rënë në vesh LDK-së.

“Shumë mirë: Njerëzit në formë krijuese dhe të civilizuar kanë alarmuar për atë që unë e quajta grusht-shtet në Kosovë, me shpresë që LDK-ja do ta vërejë”, ka thënë ajo me anë të një postimi në Twitter.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)