Eurodeputetët: Koha për liberalizim të vizave për Kosovën
Bruksel, 11 maj - Eurodeputetët Ulrike Lunacek, Tanja Fajon dhe Hannes Swoboda i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropian që të fillojë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pa u vonuar.
Ata i kanë kërkuar Presidencës hungareze, që Këshilli i Ministrave ta trajtojë këtë çështje në takimin e 12 majit.
Duke pasur parasysh këtë dhe përkushtimin e fuqishëm të Presidencës hungareze ndaj integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, ne ju kërkojmë si President i Këshillit t`u bëni thirrje vendeve anëtare që të mos e vonojnë më gjatë procesin e liberalizimit të vizave me Kosovën dhe të hapin dialogun e vizave sa më parë që të jetë e mundur", thuhet në letrën e eurodeputetëve.
"Ne do t`ju jemi falënderues nëse përmbajtjen e kësaj letre do t`ua paraqitni të gjitha shteteve anëtare, para fillimit të mbledhjes së Këshillit për Drejtësi dhe Çështje të brendshme që do të mbahet më 12 maj, thuhet me tej në letër.
Luancek, Fajon dhe Swoboda kanë kërkuar, po ashtu, që Komisioni Evropian menjëherë të përgatisë kriteret që Kosova duhet t`i përmbushë për të përfituar udhëtimin e lirë në shtete anëtare të BE-së.