EULEX vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë rreth raportit Maryt

Tiranë, 1 gusht - EULEX-i ka vlerësuar bashkëpunimin me qeverinë shqiptare në lidhje me akuzat e ngritura nga eurokomisioneri Dick Marty për trafikim organesh në Shqipëri dhe Kosovë.
Kreu i misionit të Bashkimit Europian për vendosjen e ligjit në Kosovë, EULEX, z. Xavier Bout de Marnhac, në një letër drejtuar Zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto vlerëson mbështetjen e qeverisë shqiptare për një hetim të plotë të akuzave, të ngritura nga senatori Dick Marty në raportin e tij të Këshillit të Europës të datës 7 janar 2011.
Gjithashtu, De Marnhac i është përgjigjur pozitivisht ftesës së zv.Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Haxhinasto për të vizituar së shpejti Shqipërinë.