10 Janar 2025

EULEX-i të ndihmojë, jo të ndërhyjë

Bruksel, 26 prill - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schultz, ka thënë se EULEX-i nuk duhet të ndërmarrë rolin e një policie mbi-kombëtare, duke ndërhyrë drejtpërdrejt në çështjet e brendshme të Kosovës.

“EULEX-i është organizatë ndërkombëtare e të huajve dhe EULEX-i duhet të kontribuojë që ato (institucionet kosovare) të merren vetë me çështjet e caktuara, dhe mos të marrë rolin e një policie mbi-kombëtare duke ndërhyrë direkt në çështjet e brendshme”, ka thënë Schultz në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Schultz ka thënë se EULEX-i, ka bërë shumë për të përmirësuar situatën e sigurisë, por, ka disa çështje, që, sipas tij, duhet të veprojnë më shumë strukturat vendore.

Parlamenti Evropian është i vetmi institucion i BE-së qe e njeh Kosovën si shtet të pavarur. Por, çfarë do të mund të bënte ky mekanizëm, që të ndryshojë mendjen e pesë vendeve anëtare të BE-së, që ende hezitojnë të njohin Kosovën? Përgjigjen e jep Schultz.

“Kemi bërë atë që kemi mundur, që ta njohim Kosovën dhe ta mbështesim atë. E kam ndjekur së afërmi debatin për kandidaturën e Serbisë dhe se si BE-ja si e tërë kërkoi nga Serbia ta njohë sovranitetin e Kosovës, ndërsa pesë shtetet e saj nuk e njohin Kosovën dhe ka qenë një çështje kundërthënëse.

\"Problemi tashmë është zgjidhur dhe mendoj se në kuadër të afrimit të Serbisë dhe Kosovës kah BE-ja, hezitimi i këtyre shteteve të BE-së, do të zhduket”./rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)