12 Janar 2025

Erdogani shqetëson Serbinë

Beograd, 24 tetor - Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka thënë të mërkurën se Kosova është vendi i tij i dytë.

MPJ-ja e Serbisë ka vlerësuar se deklaratat e tilla nuk mund të pranohen si miqësore. “Po largohen nga të bindurit që kemi në kontakte me zyrtarët më të lartë të Turqisë. Prizreni me gjasë është vendi më i pashembullt për deklarata të tilla. Çdokush në botë e di se Kosova është fjalë serbe dhe territor serb, madje edhe ata që e kanë njohur këtë shtet”, thuhet në komunikatën e MPJ-së së Serbisë.

Kryeministri turk, Erdogan, të mërkurën në tubimin në Prizren, ku kanë marrë pjesë disa mijëra qytetarë, ka thënë se Kosova është vendi i tij i dytë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)