26 Dhjetor 2024

Erdogani fiton zgjedhjet parlamentare në Turqi

Ankara, 13 qershor - Në krye të qeverisë turke nuk priten ndryshime: Kryeministri Rexhep Taip Erdogan do të mbetet në pushtet. Në bazë të rezultateve preliminare të votimeve të së dielës partia e tij AKP ka fituar qartazi.

Në krye të pushtetit të Turqisë duket se nuk do të ketë ndonjë ndryshim, sepse kryeministri i mëparshëm do të vazhdojë të mbetet në pushtet.

Në bazë të rezultateve preliminare të zgjedhjeve parlamentare të së dielës (12.06) partia fetare-konservatore AKP e kryeministrit Rexhep Taip Erdogan i ka fituar qartë votime.

 Pasi janë numëruar rreth gjysma e votave AKP kryeson me një rezultat rekord prej rreth 55%. Por kësaj partie i mungon megjithatë shumica e nevojshme e dy të tretave.

Ajo mund të ketë 337 nga 550 mandate parlamentare gjithsej në parlamentin e Turqisë, duke qenë kësisoj nën kuotën e dy të tretave me  367 mandate.

Erdogan me një shumicë të tillë do të kishte arritur ta ndryshonte kushtetutën pa qenë nevoja për referndum. Kritikët druhen, se 57 vjeçari besimtar mysliman mund t\' i shmangej me këtë karakterit laik të republikës turke. Në zgjedhjet e vitit 2007 AKP-ja, që qeveriste qysh nga 2002 fitoi me vetëm 46,6 % të votave.

Rreth 40 vetë janë arrestuar për shkak të disa incidenteve. Në kryeqytetin Ankara një grup sulmoi simpatizantë të AKP-së duke i akuzuar ata për falsifikimin të votës, njofton agjencia turke e lajmeve Anadolu.

Edhe në rajonin e banuar nga shumicë kurde në Juglindje të Turqisë janë arrestuar 34 vetë, të cilët kanë ushtruar presion ndaj votuesve, duke dashur t\'u imponojnë atyre që të votojnë për kandaidatin e pavarur të një lëvizjeje pro-kurde.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan ka sjellë në Turqi gjatë viteve të kaluara një stabilitet dhe rritje të lartë ekonomike. Ekonomia i dha Erdoganit vetëbesimin e duhur se këtë të dielë (12.06.2011) do t\'i fitonte zgjedhjet pa problem.

Gjatë fushatës ai ka premtuar rritjen e mëtejme ekonomike dhe një rol më të fuqishëm të Turqisë në botë. Në pllakatet parazgjedhore bëhej fjalë edhe për 100 vjetorin e lindjes së Republikës së Turqisë, në vitin 2023.

\"Turqia është e gatshme, qëllimi është 2023-i!\", thuhej. Kur shikon këto pankarta, fiton pështypjen se Edogani ka për qëllim të mbetet në pushtet deri më 2023. Por tani fjala është për katër vitet e ardhshme.

Disa prej mbështetësve të dikurshëm ndërkombëtarë të Erdoganit janë distancuar prej tij. Revista britanike \"The Economist\", për shembull, u sugjeronte më parë zgjedhësve që të votojnë për Erdoganin.

Ndërsa tani u ka sugjeruar të votojnë për partinë opozitare, CHP. Muajt e kaluar Turqia ka ngritur shpesh aktakuza dhe ka frikësuar gazetarët. Vëzhguesit thonë se proceset janë nën kontrollin e qeverisë.

Kritikohet edhe angazhimi jo i duhur i partisë AKP për integrim në BE si dhe mungesa e një zgjidhje të problemit me kurdët. Shumë vëzhgues shtojnë edhe pyetjen se si do të duket politika e partisë në pushtet, në qoftë se fiton 2/3 e votave.

\"Ky është një test shumë i madh\", thonë ata. Ka shumë përparime në Turqi, por ende mungon \"thellësia dhe largpamësia\", thonë ata.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)