22 Janar 2025

Erdogan viziton Shqipërinë

Tiranë, 7 maj -  Kryeministri i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, do ta zhvillojë më 14 maj një vizitë njëditore në Tiranë, me qëllim intensifikimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Turqisë, me një fokus të veçantë ekonomik. Kjo i është konfirmuar zyrtarisht nga Ambasada Turke në Tiranë.


Mësohet se dy kabinetet, ai i kryeministrit Rama dhe homologut turk Erdogan, janë duke ua dhënë dorën e fundit detajeve të kësaj vizite.

Pjesë e agjendës së takimeve të Erdoganit në Tiranë është edhe mbajtja e një fjale në Parlamentin shqiptar.

Kjo vizitë e kreut të ekzekutivit turk në Tiranë vjen pas dy takimeve të zhvilluara me kryeministrin Rama në Stamboll, i pari në maj 2013 dhe i dyti më 3 gusht 2013, ku Rama deklaroi se “takimi me kryeministrin Erdogan ishte vazhdimi i një bisede të filluar për t’i vendosur së bashku piketat e një bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Turqisë, që do të jetë një bashkëpunim me një intensitet të panjohur më parë”.

Kryeministri turk pritet të mbërrijë në Tiranë i shoqëruar nga ministrat më të rëndësishëm të kabinetit tij. Burime të pakonfir

muara pohojnë se gjatë takimit Rama-Erdogan pritet të diskutohet edhe mundësia e marrjes prej Turqisë së një kredie të butë, e cila arrin në miliona dollarë. Pas ardhjes në pushtet Edi Rama ka theksuar rëndësinë që marrin marrëdhëniet me Italinë, Greqinë dhe Turqinë, si partnerë strategjikë të Shqipërisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)