13 Janar 2025

Erdogan viziton Japoninë

Tokio, 6 janar - Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan turneun e parë të vizitave jashtë shtetit në vitin e ri në Lindjen e Largët që përfshin Japoninë, Singaporin dhe Maljazinë e filloi me kontaktet në Japoni.

Në Tokio, është edhe stacioni i parë i këtij turneu, Kryeministri Erdoan u prit në aeroport nga Ambasadori i Turqisë në Tokio, Serdar Këllëç (Serdar Kılıç) dhe autoritetet japoneze.

Në këtë turne Kryeministri Erdoan shoqërohet nga zv/kryeministri Bylent Arënç, disa ministra, deputetë, burokratë dhe një grup i madh në numër biznesmenësh.

Programi zyrtar fillon nesër dhe takimin e parë Kryeministri Erdoan do ta ketë me homologun Shinzo Abe.

Erdoan do të mbajë një fjalim në konferencën e organizuar nga gazeta Nikkei në Tokio si dhe do të marrë pjesë në Forumin e Drejtuesve të Lartë Turko-Japonez.

Të mërkurën kryeministri do të vizitojë qendrën ku vazhdon ndërtimi i satelitit TÜRKSAT 4A.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)