23 Dhjetor 2024

Erdogan pret Vuçiç në vilën e tij, flasin për dialogun mes Serbisë dhe Kosovës

Stamboll, 18 shtator - Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, është takuar sot me homologun e tij turk, Rexhep Tayyip Erdogan, në Vilën Vahdettin në Stamboll. Ai ishte i mbyllur për median.

Vuçiç pas takimit ka thënë se kanë biseduar edhe për dialogun Kosovë-Serbi, i  cili mbështetet nga Erdogan.

"Mëngjes dhe bisedë private nën pamjen e Bosforit”, ka shkruar Vuçiç në llogarinë e tij teksa ka njoftuar për takimin me Erdogan.

Ai deklaroi se me presidentin turk pos për dialogun kanë diskutuar edhe për rajonin. “Ajo që është e rëndësishme është se presidenti turk mbështet dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës dhe beson se është e rëndësishme të arrihet një zgjidhje kompromisi”, ka thënë Vuçiç.

Presidenti serb theksoi se ata biseduan edhe për investimet e reja turke në Serbi, duke shtuar se beson që deri në fund të vitit Erdogan do të shkojë për vizitë në Serbi, shkruan B92.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)