12 Maj 2024

Erdogan në OKB, apelon për njohje të Kosovës

New York, 24 shtator - Kryeministri i Turqisë, Recep Taip Erdogan, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, u ka bërë thirrje liderëve të botës që të njohin Kosovën si shtet të pavarur.

Ai ka deklaruar para të gjithë liderëve të botës se ata duhet të njohin sa me parë shtetin palestinez dhe të Somalisë ku në këtë të fundit ende po përjetohet dramë humane si në asnjë vend tjetër, raporton gazeta Start.

“Është koha që ne të jemi të vetëdijshëm dhe për këto shtete, të cilët janë akoma në vështirësi ekonomike politike e sociale dhe duhet të marrim masa e të kontribuojmë ne rimëkëmbjen e tyre”, ka theksuar ai.

Duke përmendur masakrat ne Bosnjë Hercegovinë, por pa lënë mënjanë dhe flotiljen sulmuar në Gaza ku humben jetën 9 persona turq, ai ashpërsoi tonin e tij dhe në këtë mënyrë mbylli fjalimin.

Recep Taip Erdogan pat një duartrokitje të madhe nga shumë liderë të tjerë të pranishëm në këtë Asamble.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)