15 Janar 2025

Erdogan godet një qytetar

Ankara, 16 maj - Rrjetet sociale publikuan videon ku shihet kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan në qytetin perëndimor të Somas, ku ai u prit me fishkëllimë që –sipas tyre- ka qëlluar një protestues.

E përditshmja turke “Hyrriet” raporton se partitë opozitare nxituan të kritikojnë Erdoanin, madje disa e akuzuan se veprojë paturpësisht!

Gjithashtu u publikuan edhe pamje të këshilltarit të tij Jusel Jerkel që qëllonte me shkelma një prej protestuesve në qytetin Soma, pas tragjedisë në minierë ku humbën jetën 282 persona- është shndërruar në simbolin e revoltës kundër qeverisë turke.

Sindikatat në Turqi po zhvillojnë një greve një-ditore, fjala kyç e të cilës ishte privatizimi i sektorit të minierave, ku kushtet e sigurisë mungojnë tërësisht.

Mijëra persona dolën në rrugë në shumë qytete te Turqisë. Në Ankara, të paktën 3000 persona marshuan në Ministrinë e Punës. Në Stamboll, shumë njerëz protestuan në sheshi Taksim, një vit më parë arenë e revoltës anti-qeveritare.

Në Izmir, policia përdori gazin lotsjellës dhe pompat e ujit kundër 20 mijë personave që protestuan në rrugët e këtij qyteti, i treti për nga madhësia në Turqi. Izmiri ndodhet 120 km nga Soma. Protesta pati edhe në Bursa, Antalia, Diarbakër dhe qytete të tjera.

Ekipet e shpëtimit vazhdojnë të kërkojnë për të mbijetuar, por –me kalimin e orëve- shpresa sa vjen e venitet. Gjatë natës u nxorën nga nëntoka 8 trupa të pajetë. Të paktën 150 persona rezultojnë të humbur.

Të enjten në Soma qëndroi presidenti turk, Abdullah Gyl –pasi takoi minatorët e plagosur dhe pasi vizitoi skenën e tragjedisë -u bëri thirrje turqve te qëndrojnë të bashkuara në këto kohë të vështira”.

Qeveria akuzohet se refuzoi hetimin parlamentar për incidentet në minierat e Somas, ku sipas zyrtarëve janë kryer rregullisht kontrollet; i fundit ishte në muajin Mars. Në momentin kur ndodhi shpërthimi, të paktën 787 minatorë ndodheshin nëntokë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)