Erdogan fiton zgjedhjet në Turqi
Ankara, 30 mars - Sipas përfundimeve të para jo-zyrtare partia AK në pushtet kryeson garën zgjedhore me rreth 49% (procesi i numërimit të votave vazhdon).
Populli sot shkoi para kutive të votimit për të zgjedhur drejtuesit vendorë për 5 vitet e ardhshme.
52 milionë e 695 mijë e 831 zgjedhës përdorën votën e tyre në 194 mijë e 310 qendra votimi në zgjedhjet lokale, ku garuan 26 parti politike dhe zgjodhën drejtuesit e tyre vendorë për pesë vitet e ardhshme.
Procesi i numërimit të votave vazhdon, njofton TRT.
Deri në orën 20:45 (me orën lokale) rezultatet jo-zyrtare të zgjedhjevevendore janë si më poshtë:
Numri total i kutive të votimit në mbarë Turqinë: 194 mijë e 310
Raporti i kutive votimit të numëruara deri tani: 13%
Sipas përfundimeve jo-zyrtare shpërndarja e votave në bazë të partive politike:
Partia AK 47%
Partia CHP 27%
Partia MHP 14%
Partia BDP 4%