Engel: Zgjedhjet sprovë e rëndësishme për Kosovën
Prishtinë, 7 qershor - Kongresmeni demokrat amerikan Eliot Engel në një intervistë ekskluzive për INA ka theksuar se zgjedhjet e 8 qershorit janë një sprovë për Kosovën.
Engel ka bërë thirrje që populli i Kosovës të dalë masivisht në zgjedhjet parlamentare të dielën në Kosovë, dhe që zgjedhjet të jenë të qeta dhe demokratike duke shtuar se\" më datën 8 qershor besojë që zgjedhjet do të jenë të lira, transparente dhe të drejta\".
\"Një palë zgjedhje të tilla, do të avancojnë demokracinë e Kosovës, dhe do ta shtojnë suksesin e shënuar, përballë sfidave që e presin Kosovën\" thotë zoti Engel një mik i dëshmuar i shqiptarëve.
Për Kongresmenin demokrat të Nju Jorkut Eliot Engel : \"Marrëdhëniet SHBA-Kosovë janë nga më të mirat, dhe në Kosovë shqiptarët janë të bindur se Prishtina ka një mik dhe aleat që janë Shtetet e Bashkuara. Unë jam i bindur, thotë ai se SHBA do të vazhdojë të qëndrojnë me Kosovën në demokratizimin e mëtejshëm të saj zhvillimin dhe lulëzimin, e saj- gjithnjë, e më e integruar me strukturat Euro-Atlantike.\"
/INA/