13 Janar 2025

Engel: Zgjedhjet, hap i rëndësishëm për Kosovën

Washington, 6 nëntor - Numri dy i Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet me Jashtë, ligjvënësi demokrat Eliot Engel, ka nxjerrë një deklaratë në lidhje me zgjedhjet e fundit për pushtetin komunal në Kosovë, duke uruar qytetarët e saj për zgjedhjet e 3 nëntorit.

\"Dua të uroj qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët votuan të dielën më 3 nëntor në zgjedhjet për pushtetin komunal. Procesi i votimit, në përgjithësi ishte transparent, i menaxhuar mirë, i rregullt dhe pjesëmarrja ishte relativisht e lartë në mbarë Kosovën. Këto zgjedhje paraqesin një hap të rëndësishëm përpara për demokracinë e re të Kosovës, për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe për rrugën e Kosovës drejt integrimit euro-atlantik\", ka thënë Engel.

Ai po ashtu ka dënuar veprimet e dhunshme në ditën e zgjedhjeve në Mitrovicën veriore.

\"E dënoj fuqishëm dhunën në ditën e zgjedhjeve në disa vendvotime në veri të Kosovës. Unë u bëj thirrje autoriteteve të hetojnë dhe të ndjekin penalisht autorët e veprimeve të dhunshme, të cilët u përpoqën të parandalonin qytetarët nga ushtrimi i së drejtës së tyre themelore për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre. Unë gjithashtu u bëj thirrje autoriteteve në Beograd që të bashkëpunojnë plotësisht me Prishtinën dhe EULEX-in në hetimin e incidenteve\".

\"Megjithatë, është e rëndësishme të theksohet se këto incidente nuk i heqin vlerën procesit zgjedhor, i cili ishte i suksesshëm dhe do të avancojë përpjekjet për stabilitet dhe demokraci në Kosovë dhe në rajon\", thuhet në fund të deklaratës së ligjvënësit Eliot Engel.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)