Engel: Shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e time
Washington, 28 qershor - Anëtari i Dhomës Përfaqësuese të Kongresit amerikan, Eliot Engel, ka vlerësuar se me zgjedhjet e suksesshme Shqipëria, edhe njëherë ka demonstruar se është demokraci në lulëzim.
Mëtutje, zoti Engel i ka uruar Edi Ramës dhe koalicionit socialist në fitoren e tyre, duke theksuar se pret të punoj me qeverinë e ardhshme.
Liderët politikë të Shqipërisë dhe populli, kabineti i ardhshëm i ministrave dhe anëtarët opozitarë nga i gjithë spektri politik, duhet ta dinë se Kongresi i Shteteve të Bashkuara qëndror krah për krah me Shqipërinë, tha Engel, dhe shtoi se me këto zgjedhje, Shqipëria ka dërguar mesazh të qartë te Bashkimi Evropian se është e gatshme për status të kandidatit dhe se marshi i shqiptarëve kah anëtarësimi në BE vazhdon.
Kongresmeni Eliot Engel, e ka falënderuar edhe kryeministrin Sali Berisha për shërbimin e tij për këtë vend.
Shqipëria ka bërë hapa të mëdhenjë përpara derisa ai ishte në këtë post, përfshirë anëtarësimin në NATO, tha Engel, duke i uruar atij çdo gjë të mirë në të ardhmen.
Engel, që është bashkëkryesues i grupit për çështjet shqiptare, thotë se shqiptarët mund të llogarisin në mbështetjen e tij në rrugën e tyre historike, pasi pak vende në botë kanë lëvizur aq shpejtë si Shqipëria nga jodinjiteti i sistemit totalitar në dinjitetin dhe premtimet e dekokracisë së pjekur.
Në fund të deklaratës së tij, ai thekson se të gjithë shqiptarët kanë arsye të shumta sot për të qenë krenarë