Engel: Serbia mban të pushtuar veriun e Mitrovicës
Ai tha se Serbia nuk ka bërë asnjë hap përpara në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur, por, sipas tij, Serbia vazhdon të mbajë të pushtuar veriun e Mitrovicës, ende është armiqësore ndaj anëtarësimit të Kosovës në OKB, duke punuar në këtë drejtim së bashku me Rusinë.
Ka pasur përpjekje për të delegjitimiuar Kosovën. 75 vende e kanë njohur Kosovën, por shumë të tjera nuk e kanë marrë këtë hap pasi ka një presion të madh mbi to. Çështja u dërgua në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe u fitua nga Kosova. Kam besuar se shumë më tepër shtete do ta njihnin Kosovën pas këtij hapi, por ka pasur përpjekje të shtuara për ta bllokuar procesin. E gjithë kjo nuk është e dobishme, ka thënë Engel në intervistë për Evropën e Lirë.
Ai është i shqetësuar nga fakti se sheh një lloj tradite në sjelljen e BE-së që shpërblen Serbinë megjithë faktin se nuk ka bërë asgjë.