12 Janar 2025

Engel: Marrëveshja, konfirmim se Kosova është e pavarur

Washington, 20 prill - Kongresisti amerikan, Eliot Engel, ka uruar Kosovën dhe Serbinë për arritjen e marrëveshjes.

Në një komunikatë për shtyp, Engel ka veçuar guximin dhe gatishmërinë e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, për marrjen e vendimeve të rënda dhe kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, për pragmatizmin e tij dhe për vizionin përparimtar.

“Ky është edhe një konfirmim i faktit se Kosova është e pavarur, sovrane dhe e lirë”, citohet të ketë thënë kongresisti amerikan.

Ai u shpreh se Bashkimi Evropian, sikundër që i ofron Serbisë një datë për negociatat për anëtarësim në BE, duhet t’i ofrojë edhe Prishtinës atë që vendeve të tjera në Ballkan u është dhënë tashmë: Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit për të udhëzuar orientimin evropian të Kosovës dhe liberalizimin e vizave për t’ua mundësuar qytetarëve të Kosovë të drejtën për të udhëtuar në Bashkimin Evropian. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)