18 Maj 2024

Engel: Kosova është 100 për qind e plotë

Washington, 3 dhjetor - Kongresmeni demokrat, Eliot Engel thotë se ngjarjet e fundit në veriun e Kosovës janë shkaktuar nga grupe kriminale serbe të cilat synojnë ndarjen e Kosovës.

"KFOR-i duhet të marrë masa për largimin sa më parë të barrikadave të krijuara nga grupet kriminale. Kosova nuk mund të jetë 100 për qind e plotë pa pjesën veriore, nuk ka Kosovë 90 për qind dhe Kosovë 10 për qind - Kosova është 100 për qind” , deklaroi ai, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai ka folur edhe për Rrugën e Kombit, projektin më madhor të shqiptarëve.

“Kjo rrugë, e cila lidh dy vendet po ndërtohet në një kohë kur Kosova dhe Shqipëria, janë për hapjen e kufijve të saj me vendet e tjera. Ndërsa  në Serbi janë duke i mbyllur kufijtë e tyre siç janë duke bërë bllokimin e rrugëve në veri të Mitrovicës. Por, vendet e NATO-s ,  KFOR-i e tjerë, nuk do të tolerojnë paligjshmëri në kufi , nuk do të tolerojnë institucionet paralele, nuk do të tolerojnë shkelje të ligjit, nga kushdo qoftë ai".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)