30 Dhjetor 2024

Engel: KFOR duhet bërë punë konkrete e jo ultimatume

Washington, 27 tetor - Kongresmeni amerikan, Eliot Engel ka deklaruar për agjencinë e lajmeve INA se KFOR-i duhet të kryej veprime konkrete dhe jo të japë ultimatume të panevojshme.

“Veriu i Kosovës, veriu i Mitrovicës është pjesë e Kosovës, dhe është absolutisht qesharake që autoritetet në Beograd të kalojnë përmes kufirit, të hyjnë dhe të kthehen prapa\", ka thënë Engel.

KFOR-i sipas tij duhet të ndërpresë së dhëni ultimatume të cilave nuk u përmbahet dhe të jap një ultimatum të cilit do ti përmbahet. Nuk mund të ketë bllokim serb të hyrjeve dhe daljeve nga Kosova.

\"Mendoj se KFOR- i duhet të bëjë punë konkrete e jo të jap ultimatume të panevojshme”, deklaroi Engel.

Sipas tij, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka pasur të drejtë kur ka vendosur shtrirjen e autoritetit në tërë territorin e Kosovës.

Kongresmeni Engel ka theksuar se duhet të bëhet e qartë se autoritetet në Kosovë janë qeveria e Prishtinës dhe jo Beogradi.

Ai ka përsëritur faktin se Plani i Ahtisarit që çoi në pavarësimin e Kosovës është i vetmi model që duhet të zbatohet në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)