Engel: E ardhmja e Kosovës është në integrimet euro-atlantike
Washington, 29 shkurt - Anëtari Kongresit të Shteteve të Bashkuara, Eliot Engel, në deklaratën e tij të sotme për media nga zyra e tij tha sot se e ardhmja e Kosovës dhe e Serbisë është në integrimet euro-atlantike.
Engel, thekson se marrëveshja ishte bërë mundur vetëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë siguruar se Serbia më nuk do ta bllokojë Kosovën si një shtet i pavarur.
E ardhmja e Kosovës, e Serbisë dhe e të gjitha vendeve të Ballkanit është brenda strukturave evro-atlantike, NATO-s dhe Bashkimit Evropian, thuhet në një deklaratë të kongresistit amerikan, Eliot Engel.
Kongresisti Engel, që është anëtar i Nënkomitetit për Evropën në Dhomën Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara dhe kryesues i grupit për çështje shqiptare në Kongres, ka shprehur kënaqësinë se nën marrëveshjen aktuale, Kosova në konferencat ndërkombëtare do të ulet në tavolinë me emrit të vet dhe e ka lavdëruar kryeministrin Hashim Thaçi dhe qeverinë e tij, për marrjen e vendimit të guximshëm dhe të vështirë për ta lëvizur procesin përpara.
Në deklaratën e tij, Eliot Engel, thekson se marrëveshja ishte bërë mundur vetëm pasi Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, kanë siguruar se Serbia më nuk do ta bllokojë Kosovën si një shtet i pavarur.
Ai ka deklaruar gjithashtu se sekretarja e shtetit, Hillari Klinton, ka meritë të lartë për garantimin se Republika e Kosovës, si një vend sovran, mbetet e sigurt gjatë negociatave dhe se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me miqtë e tyre në Ballkan dhe në mbarë botën.
Eliot Engel, tha se do të përshëndeste studimin e fizibilitetit për një Marrëveshje për Stabilizim Asocim për Kosovën, ndërsa ka shtuar se ishte i pakënaqur me BE-ja që Kosovës nuk i dha përfitimet e njëjta me ato të vendeve tjera në Ballkan.
Ai konsideron se duke filluar nga liberalizimi i vizave, anëtarësimi në BERZH e deri te Marrëvshja për Stabilizim Asocim, Bashkimi Evropian duhet të punoj fuqishëm dhe ta përfshirjë Kosovën sa më shpejt në strukturat evropiane dhe të sigurojë që Serbia të implementojë marrëveshjet, që i ka nënshkruar me Kosovën.