11 Janar 2025

Emil Dimitriev zgjedhet kryeministër i Maqedonisë

Shkup, 15 janar - Pasi kryeministri i deritanishëm maqedonas Nikolla Gruevski përmes një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp njoftoi dorëheqjen e tij nga funksioni si kreu i qeverisë, zgjidhet pasardhësi i tij.

Sekretari i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE, Emil Dimitriev, do të jetë kryeministri i ri në qeverinë, i cili do të zëvendësojë Gruevski në periudhën kalimtare.

Vendimi sipas informacioneve jozyrtare është marë në seancën e Komitetit Ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së, ndërsa duhet tëkonfirmohet nga Komiteti Qendror i kësaj partie.

Emil Dimitriev është Sekretar Gjeneral i VMRO-DPMNE-së, i lindur në Probishtip ku edhe ka punuar në minierën lokale “Zletovo”.

Dimitriev është sociolog i diplomuar, njeh gjuhën anglisht ndërsa pasioni i tij është gjuetia. Deputet nga rradhët e VMRO-DPMNE-së është zgjedhur në vitin 2011 ndërsa më vonë zgjidhet zv/ministër i Mbrotjes./Shqipmedia

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)